U vra nga terroristët serb në veri, qeveria e Kosovës akordon 50 mijë euro për familjen e efektivit Bunjaku

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës ka nisur sot me një minutë heshtje në nderim të policit Afrim Bunajku, i cili u vra të dielën nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Kabineti qeveritar i Kosovës akordoi një shumë prej 50 mijë eurosh, për t’i ardhur në ndihmë familjes së policit të vrarë, i shpallur dëshmor i atdheut. Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se të dielën është cenuar siguria kombëtare.

“Me mbi 5 milionë euro vlerë të armatimit është dëshmuar skenari për gjakderdhje në Kosovë…”, tha kryeministri Kurti. Ai ftoi qytetarët e vendit që sot kudo që shohin policët e Kosovës t’i falënderojnë ata për shërbimin ndaj Kosovës.