Kurti i vendosur: Do të mbrojmë demokracinë në Kosovë!

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar sërish për tensionet dhe ngjarjen e rëndë që ndodhi dy ditë më parë në Veri të Kosovës, ku një grup i armatosur sulmoi policinë.

Përmes një mesazhi në X, Kurti theksoi se edhe dy vite më parë në kufirin e Kosovës, Serbia dërgoi avionë luftarakë për t’i frikësuar.

Mes të tjerash ai shtoi se mbetemi të vendosur në angazhimin për të mbrojtur demokracinë dhe sundimin e ligjit në të gjithë Republikën e Kosovës.

MESAZHI I KURTIT

Dy vjet më parë, Serbia dërgoi avionë luftarakë MiG-29 dhe Ambasadorin e Rusisë në kufirin tonë për të na frikësuar. Që atëherë, dhuna dhe agresioni i tyre është intensifikuar.

Por ne mbetemi të vendosur në angazhimin tonë për të mbrojtur demokracinë dhe sundimin e ligjit në të gjithë Republikën e ????????.