Pse ndodhi “lufta” në Manastir? Historiani Dauti: Kisha Ortodokse Serbe ka promovuar vazhdimisht fashizëm, por të dielën dështoi
Daut Dauti, Historian dhe Publicist, i ftuar në emisionin “Ora e Betit” në “Ora Neës” me moderatoren Beti Njuma foli për ngjarjen e rëndë që tronditi Kosovën dhe mbarë opinionin ndërkombëtar, që shkaktoi sulmi terrorist në veri të Kosovës.
“Përdorimi i Manastirit së Banjskës në Kosovë nga grupi terrorist ndoshta ka të bëjë edhe për shkak të lokalitetit. Ai është në territorin ku serbët e kontrollojnë në një farë mënyrë. Dhe ekzistojnë rrugë alternative me të cilat mund të furnizohet manastiri.
Kisha Ortodokse Serbe termin zyrtar e ka Kisha Ortodokse Sllave. Nga vetë titulli ne këtu kemi të bëjmë me një qëllim politik, dhe niuk ka qenë asnjëherë i fshehtë fakti që Kisha Ortodokse Serbe ka promovuar vazhdimisht fashizëm, dhe një klero-fashizëm të cilën kleri politik gjithmonë e ka përqafuar. Kisha në Serbi që nga krijimi i shtetit serb është promotori kryesor që prodhon urrejtje për jo serbët në territorin e ish-Jugosllavisë, apo në territorin e Ballkanit.
Këtu është një lojë mjaft e rrezikshme, e cila i ka detyruar këta njerëz të kapin armët me mendimin e tyre se nuk ka kush i pengon ata. Dhe kjo nuk ka qenë një befasi e madhe që ata iu drejtuan manastirit. Që nga periudha osmane, serbët i kanë përdorur manastiret për punë të ngjashme.
Por të dielën Kisha e kuptoi se nuk mund të luante me Policinë e Kosovës ndaj u tërhoq dhe doli me deklaratë”, u shpreh historiani Dauti.



