Beteja e Manastirit dhe hija e luftës, ish-komandati i FSK-së: Kishat po përdoren nga Serbia si baza të terroristëve për destabilizimin e Kosovës
Kadri Kastrati, ish-komandant në Forcat e Sigurisë së Kosovës, në një intervistë për “Ora News”, deklaroi se ajo çfarë ndodhi të dielën në Manastirin e Banjskës në Kosovë ishte një sulm i mirëfilltë terrorist.
“Reagimi i efektivëve të Kosovës arriti të bllokojë njëri prej 3 grupeve terroriste që ishin futur në territorin e Republikës së Kosovës, dhe qëllimi ishte të vepronin në zona të ndryshme në mënyrë që të shpallnin autonomi të territoreve.
Në mesin e këtyre terroristëve ka qenë dhe radikali serb dhe nënkryetari i Listës Serbe Radjiçiç, i cili ka mbetur i plaguar në atë sulm, por është transportuar menjëherë dhe po kurohet në Beograd.
Janë sekuestruar mbi 5 milionë euro arsenal armësh nga ky grup. Bëhet fjalë për të njëjtin grup që kërcënoi me jetë ministrin e Brendshëm dhe kryeministrin Kurti.
Policia ka një listë të të gjithë personave dhe institucioneve me veprimtari të dyshimtë që mund të cënojë në çdo moment sigurinë e Kosovës. Dhe ashtu siç e tha dhe vetë ambasadori amerikan që mund të ketë dhe sulme të tjera në territorin e Kosovës. Ndaj Policia ka marrë në dorë situatën dhe po monitoron nga afër.
Bashkësia ndërkombëtare duhet ta marrë seriozisht këtë situatë dhe të kthejë kokën nga Serbia e ta shikojë atë si faktore të destabilizimit të vendit që po i shkakton.
Kjo tregon që ata kanë qenë të përgatiru me vite për atë ngjarje.
Që prej vitin 1991 në Kroaci, Serbia dhpo i përdor Kishat ortodokse serbe dhe vazhdon t’i përdorë ato si baza të terroristëve për destabilizimin e Kosovës”, theksoi eksperti i FSK-së, Kadri Kastrati.



