VIDEO/ Homazhe në SHBA për policin dëshmor të Kosovës Afrim Bunjaku
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Shtator 2023, 19:18
Shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës zhvilluan këtë martë homazhe në nderim Afrim Bunjakut, efektivit të policisë së Kosovës që humbi jetën gjatë sulmit terrorist ndaj rajonit të policisë në Leposaviq të Kosovës.
I pranishëm në këto homazhe ishte dhe ambasadori i Kosovës në SHBA, si dhe Ambasadori i Shqipërisë në OKB Ferit Hoxha. Aktiviteti u moderua nga gazetari i njohur Beqir Sina.
