Sulmi terrorist në veri të Kosovës: Shkon në tetë numri i të arrestuarve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Shtator 2023, 17:00
Deri më tani janë arrestuar tetë persona, për sulmin terrorist ndaj policisë së Kosovës të dielën në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku u vra polici Afrim Bunjaku.
Në njoftimin e fundit të Policisë thuhet se në Manastirin e Banjskës është gjetur edhe një helmetë e Policisë së Kosovës e cila është marrë nga vendi i ngjarjes ku është vrarë rreshteri Bunjaku.
Po ashtu, aty janë gjetur edhe dy armë të gjata AK 47.