FOTO/ Time Square në New York publikon mesazhin: "Të vdesësh për atdhe është sikur të rilindësh përsëri"!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Shtator 2023, 10:27
Pas ngjarjes së djeshme në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë një polic kosovar nga grupet terroriste serbe, në Time Square, New York, janë publikuar mesazhe falenderuese për Policinë e Kosovës.
Ata i kanë bërë homazhe edhe viktimës, Afrim Bunjaku, përmes disa fotove të tij së bashku me disa shkrime.
“Të vdesësh për atdhe është sikur të rilindësh përsëri -Afrim Bunjaku”, “Faleminderit heronjve tanë Policisë të Kosovës”, këto janë disa nga mesazhet e shfaqura në Times Square.


