Kurti: Zotohemi të mbrojmë ata që kalojnë jetën e tyre duke na mbrojtur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shtator 2023, 22:59
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Afrim Bunjaku u vra nga terroristët duke mbrojtur integritetin territorial të Kosovës.
Kurti, theksoi se sonte ndezi një qiri të vogël për një shpirt të madh.
“Afrim Bunjaku u vra nga terroristët në orët e hershme të mëngjesit në krye të detyrës, duke mbrojtur integritetin territorial dhe sundimin e ligjit të vendit tonë. Sonte ndezëm një qiri të vogël për një shpirt të madh ndërsa zotohemi të mbrojmë ata që kalojnë jetën e tyre duke na mbrojtur”, shkroi Kurti.
