Ramabaja: Serbia dështoi sot në veri, duan të hapin shtegun për futjen e ushtrisë në Kosovë

Analisti Sadri Ramabaja në një lidhje direkte me Ora News u shpreh se është paralajmëruare se Serbia është bërë gati për një ndërhyrje të shpejtë dhe për aneksimin e veriut të Kosovës.

Ramabaja: Ne kemi paralajmëruar se Serbia është bërë gati për një ndërhyrje të shpejtë dhe për aneksimin e veriut të Kosovës. Për këtë gjë ka gjetur momentin për të bërë në mëngjes dhe është futur nga ushtria dhe me ish-policë.

Ata kanë ndërhyrë për të hapur shtegun e ndërhyrjes së ushtrisë dhe për të krijuar fakte në terren. Serbia ka dështuar me këtë aksion qysh në hapat e parë dhe çfarë është më e keqja, është se implikuan edhe një manastir atje, duke e veshur luftën me karakter religjioz.