Elezi: Organizata terroriste serbe prej kohësh në veri, raportohet se kanë qenë edhe Wagner

Bedri Elezi në një lidhje direkte me Ora News u shpreh se është paralajmëruar më herët se ekziston rreziku që të kemi një sulm terroristë në Kosovë nga pjesëtarë të organizatave të Serbisë.

Elezi: Ne kemi paralajmëruar më herët se ekziston rreziku që të kemi një sulm terroristë në Kosovë nga pjesëtarë të organizatave të Serbisë dhe të cilat dyshohet se veprojnë prej një kohe të gjatë në vendin tonë.

Këto informacione janë dhënë nga burime të sigurta duke shtuar se mund të përdoren edhe objekte fetare. Ata janë të organizuar dhe të mirë pajisura. Mund të jenë nga shërbimet sekrete serbe, ushtarake dhe serbe. Dyshohet se janë edhe shërbime ruse. Aty raportohet se kanë qenë edhe Wagner.