Kosova në zi/ Sulmi terrorist në Veri, Kabashi: Kosova duhet të faktojë se pas agresorëve fshihet dora e Serbisë
Për analistin Bekim Kabashi pas ngjarjes së rëndë që tronditi të dielën Kosovën dhe mbarë opinionin botëror, ku një grup paramilitar terrorist sulmoi rajonin e Policisë së Raposaviëit, ku mbeti i vrarë efektivi Afrim Bunjaku, Serbia ka humbur terren në arenën ndërkombëtare.
Në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora News”, Kabashi theksoi se z. Kurti kishte të drejtë në pretendimet e tij.
“Sulmi i djeshëm ishte një ngjarje e rëndë e cila mund të kishte edhe më shumë viktima, pasi nuk dihej se çfarë ky grup terroristësh do të bënte me banorët në Manastir.
Deklarata e djeshme e z. Vuçiç erdhi në një situatë të pafavorshme për Serbinë për shkak se me këtë sulm humbi terren sa i përket arenës ndërkombëtare.
Sulmet e djeshme terroriste në Veri të Kosovës ishin të lidhura direkt me institucionet e Serbisë. Por bashkësia ndërkombëtare edhe nëse do të mbante anë për Kosovën, ata nuk mund ta bënte pa përfunduar aksioni i policisë.
Por Serbia nuk e pranoi implikimin e tij, por presidenti Vuçiç u përpoq të akuzonte Kosovën për këtë.
Por akuzat e Prishtinës duhet të faktohen nëse janë apo jo të lidhura me qeverinë e Serbisë, dhe të faktohet se prapa atij sulmi fshihet me të vërtetë dora e Serbisë”, u shpreh Kabashi.


