Krim i dyfishtë në Maqedoninë e Veriut, 69-vjeçari ekzekuton vëllanë dhe kunatën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shtator 2023, 22:33
Krimi i dyfishtë në Maqedoninë e Veriut. Një 69-vjeçar ka ekzekutuar me armë zjarri vëllain dhe kunatën e tij.
Lajmi konfirmohet nga mediat vendase, të cilat raportojnë se viktimat janë 71 dhe 62 vjeç.
Vdekjen e bashkëshortëve e ka konstatuar mjeku i Emergjencave nga Gjevgjelia, ndërsa autori është arrestuar nga policia.