Në stacionin policor në Prishtinë vendoset fotografia e policit të vrarë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shtator 2023, 19:27
Në stacionin policor Qendra në Prishtinë është vendosur fotografia e Afrim Bunjakut, policit të vrarë mëngjesin e sotëm në veri të vendit.
Aty sonte do të bëhet ndezja e qirinjve për policin e rënë sot në krye të detyrës.
Në nderim të tij, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me anëtarë të kabinetit qeveritar do të ndezin qirinj.
Të gjithë qytetarët janë ftuar që të marrin pjesë në këtë ceremoni.
