Me flokë të çrregullta dhe pa grim, ndjekësit nuk ia përtojnë Selena Gomez-it: Po hedh foto kur ke qenë me Justinin, për ta rikthyer atë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Shtator 2023, 14:57
Çdo postim i Selena Gomez në rrjetet sociale shkakton një "uragan" reagimesh, por jo gjithmonë janë pozitive.
Para dy ditësh, këngëtarja ka publikuar një foto të sajën, ku ka pozuar pa makijazh në fytyrë dhe me flokë të çrregullta.
Postimi mblodhi shpejt mbi miliona pëlqime, ndërsa komentet ishin dhe pozitive dhe negative.
Një grup komentuesish kanë akuzuar Selenën se ka postuar një foto të vjetër.
“Kjo është fotografi e vjetër”.
“Këtu ishe shumë më e bukur para operacioneve plastike”.
“Kjo ishe ti, sot nuk dukesh kështu”.
“Besoj gjithnjë e më shumë në teorinë që ajo poston fotografi të vjetra nga koha kur ishte me Justin Bieber për ta rikthyer atë” – thonë ato në komente.
View this post on Instagram
