Artistët e rinj italianë dhe yjet e muzikës shqiptare koncert në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Shtator 2023, 13:02
“Sanremo Giovani”, një projekt muzikor i cili udhëton në mbarë botën mblodhi mbrëmjen e djeshme artdashësit kryeqytetas në sheshin “Italia”.
Në koncert interpretuan artistë të rinj italianë si edhe yjet e muzikës shqiptare Marsela Çibukaj, MC Kresha dhe Lyrical Son.
Koncerti u mirëprit nga të rinjtë dhe qytetarët e Tiranës, të cilët kishin mbushur sheshin “Italia” dhe kënduan e kërcyen në ritmet e muzikës italiane dhe asaj shqiptare./ATSH

