Tayna "lëshon bombën" e radhës, në skenë me tre repera "misteriozë"

Reperja kosovare, Doruntina Shala, e njohur me emrin e artit si Tayna, po rikthehet në këtë sezon të ri me një surprizë për ndjekësit e saj.

Mbrëmjen e së premtes, këngëtarja postoi një status në rrjetet sociale ku lajmëroi se kësaj radhe do të vijë me një bashkëpunim me tre repera.

Emrat e tyre nuk janë zbuluar dhe mesa duket do të na duhet të presim derisa kënga të publikohet.

Në një mbishkrim të njoftimit, Tayna, ka thënë për ata që se dinë se kush është mbretëresha shqiptare do ta zbulojnë së shpejtë.

“Ju tashmë e dini se kush është mbretëresha e shqiptare besoj. Nëse jo, atëherë do ta zbuloni së shpejti”, ka thënë reperja.

Tayna "lëshon bombën" e radhës, në skenë me