Russell Brandin e padisin edhe shokët/ Osbourne: Ai ka bërë disa gjëra vulgare, të egra, të çmendura...
Miku i aktorit Russell Brand, Jack Osbourne thotë se ai ka bërë deklarata të forta duke zbuluar hije të errëta të së shkuarës së mikut të tij të vënë në akuzë për përdhunim dhe sulm seksual.
Jack Osbourne theu heshtjen ndaj pretendimeve gjatë një interviste ku ai i quajti veprimet e mikut të tij "vulgare, të egra dhe të çmendura", por që siç tha ai, kushdo e ka të vështirë t'i pranojë kur bëhet fjalë për një mik.
“Ne të gjithë, familja Osbourne, e njohim Russellin prej 20 vitesh. Ai ka bërë disa gjëra vulgare, të egra, të çmendura, por ju kurrë nuk dëshironi të supozoni se dikush që njihni dhe jeni mik apo i njohur është në gjendje ta bëjë këtë”, u shpreh ai.
Duke përdorur Danny Masterson si krahasim, Jack tha: “Por ju, ne duhet ta shohim, ne e pamë atë me situatën e Danny Masterson. Unë isha gjithashtu një mik i Denit. Unë kam qenë në shtëpinë e tij, kam luajtur poker me të. Në fakt i njihja edhe disa nga viktimat dhe kështu ajo histori ishte “Oh Zot madh”".
Kujtojmë që aktori amerikan u dënua me 30 vjet burg në fillim të këtij muaji për përdhunimin e dy grave.
“Kur njeh dikë dhe më pas ai shpallet fajtor, padyshim që ju tund themelet, sepse nuk e dini kurrë se çfarë ndodh pas dyerve të mbyllura”, tha Jack.
Ndërkohë, Russell u akuzua për përdhunim dhe sulm seksual pas një hetimi nga “The Times” dhe “Channel 4 Dispatches”, të cilët sollën në dritë një numër pretendimesh që e akuzonin atë për sjellje abuzive dhe grabitqare, duke përfshirë përdhunimin dhe sulmin seksual.

