I kalojnë gabimisht 10 mln euro, e ëma ia merr dhe i kthen sërish tek... banka
Dane Gillespie, 18-vjeçari nga Belfasti i Irlandës së Veriut, ishte për pak orë milioneri më i ri i Britanisë së Madhe.
Ai kontrolloi llogarinë e tij bankare pasi priste që gjyshja e tij t’i kalonte 8 mijë e 900 paund për të shlyer tarifën e universitetit.
Gillespie u habit pasi pa që në llogarinë e tij kishte 8,9 milionë paund, gati 10 milionë euro, për shkak të një gabimi të bankës.
“Mami, babi, jemi të pasur”, ulëriti menjëherë djali, duke i treguar prindërve shumën e jashtëzakonshme.
Megjithatë, Caroline, nëna e tij, frenoi menjëherë entuziazmin e djalit, i cili i kishte thënë se do të dilte e do të blinte menjëherë një makinë luksoze.
“Mos u bëj budalla! Nuk janë paratë tona, duhet të gjejmë një mënyrë dhe t’i kthejmë menjëherë” – i tha djalit.

