Aktorja "shpërthen" në akuza: Kanye West po abuzon me partneren e tij!

Aktorja amerikane, Kathy Griffin, ka hedhur akuza të rënda kundër reperit, Kanye West.

Nëpërmjet një videoje të postuar në platformën "TikTok", ajo shprehu se reperi po kontrollon partneren e tij, Bianca Censori, gjithashtu shtoi se e ka kaluar kufirin kur vjen puna tek veshja e saj.

"Ne të gjithë i kemi parë ato foto të çiftit, apo jo?

Unë i shoh ato foto dhe në të vërtetë ka të bëjë me të qenit transparente. Shoh këtë grua që nuk ka zë, pasi nuk kemi dëgjuar asnjë gjë nga ana e saj.

Kam dëgjuar se ajo ka një diplomë masteri në arkitekturë nga një universitet në Australi"- ka thënë aktorja.

Më pas Griffin ngriti shqetësimet se West po shtyp aftësitë e partneres së tij për t'u shprehur verbalisht.

Ajo tregoi se, ndërkohë që Censori vesh veshje zbuluese, reperi zgjedh të vishet i mbuluar nga koka deri te këmbët.

Aktorja gjithashtu u fut në fotot e fundit virale të çiftit, ku mendohet se ata kanë kryer marrëdhënie intime gjatë shëtitjes me varkë në Venecia.

"Kur ata ishin në Itali dhe ai e gjunjëzoi dhe i bëri një "shërbim" dhe ne pamë të pasmet e tij të zhveshura, duke e ditur se kishte paparacë përreth dhe njerëz vetëm me kamera telefonike, kjo për mua është abuzim"- shtoi ajo në fund të videos.