Vuan nga kanceri, ish-konkurrenti i "Eurosong" detyrohet të anulojë turneun
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Shtator 2023, 14:47
Këngëtari i grupit australian "Voyager", i cili doli i nënti në konkursin e këndimit në "Eurovision 2023" me këngën e tyre "Promise", Danny Estrin, është i detyruar të anulojë turneut e tyre.
Me anë të një postimi në faqen zyrtare të grupit në rrjetin social "Instagram", Danny shkroi:
"Përshëndetje të gjithëve, Danny këtu. Javën e kaluar më dhanë disa lajme që ndryshojnë jetën. Jam diagnostikuar me kancer që kërkon trajtim të menjëhershëm.
Jam absolutisht i shkatërruar që nuk mund të performojmë në turneun tonë të ardhshëm evropian, veçanërisht pas këtij viti të jashtëzakonshëm të "Eurovizionit" që kemi pasur.
Ky ka qenë një vendim jashtëzakonisht i vështirë për t’u marrë, por që shpresoj që të gjithë do ta kuptojnë”, përfundoi ai.
