Ed Sheeran, Ne-Yo, dhe aktorët meksikanë pjesë e emisionit 'Glamour Zone'

Emisioni 'Glamour Zone', nën drejtimin e moderatores Ester Bylyku, vjen me surpriza të panumërta në sezonin e tij të pestë.
Me anë të disa postimeve në rrjetet sociale Ester, ka lajmëruar se pjesë e këtij formati tashmë do të bëhen edhe artistë me famë botërore si Ed Sheeran, fituesi i çmimeve prestigjoze Ne-Yo, madje dhe 2 aktorët meksikan më të preferuar të shqiptarëve Aaron Diaz (i njohur me rolin e Marianos në telenovelën 'Teresa') dhe Eduardo Yanez (i njohur për rolin në telenovelën 'Gaviota').

Në video, shfaqen katër artistët të cilët urojnë moderatoren Ester Bylyku për sezonin e ri, dhe lajmërojnë se 'Glamour Zone' nis më 22 Shtator, ora 22:00 në ekranin e Ora News.

https://www.instagram.com/reel/CxbM2GeNp29/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==

https://www.instagram.com/reel/CxdoBRSN5qE/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==

https://www.instagram.com/reel/CxdW5CSNjdi/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==

https://www.instagram.com/reel/CxdoBRSN5qE/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==