Përsëri në telashe/ Burri i Nicki Minaj në arrest shtëpie pasi kërcënon partnerin e Cardi B
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Shtator 2023, 14:46
Kenneth Petty, bashkëshorti i këngëtares botërore, Nicki Minaj, është dënuar me arrest shtëpie pasi ka shkelur kushtet e provës tre vjeçare, duke postuar klipe që duket se kërcënojnë reperin Offset, i cili është i martuar me Cardi B.
Në një urdhër gjykate të paraqitur ditën e mërkurën, 45-vjeçari, u detyrua të kryente 120 ditë paraburgim në shtëpi.
Petty u kap nga një video e bërë nga vetë ai në rrjetin social "Instgram", ku shfaqej duke pritur në një rrugë të Nju Jorkut dhe duke bërë komente kërcënuese ndaj Offset.
Kujtojmë që Petty u arrestua në nëntor të vitit 2019 nga Departamenti i Policisë "Beverly Hills", por nuk u bënë me dije asnjëherë akuzat e ngritura kundër tij. Ai u la i lirë pasi pagoi një shifër prej 20,000 dollarësh.
