Pendohet për deklaratat/ Fero habit me qëndrimin e fundit: Zënkat janë të përkohshme...

Ish-reperi kosovar, Feronit Shabani, i njohur me emrin e artit si Fero, së bashku me ish partneren e tij, Arbenitën, kanë qenë shumë të komentuar nga media, kjo pas "thumbave" që postonin shpesh për njëri tjetrin.

Pas daljes nga paraburgimi, Fero, ka deklaruar se i ka ndarë përfundimisht rrugët me Arbenitën, duke thënë se ajo nuk ka vend në Xhenet, pasi ekspozon trupin e saj.

Ditët e fundit ai po habit përsëri ndjekësit e tij, pasi në postimet e tij të fundit po shfaq pendesë.

Para disa ditësh, ish-reperi publikoi një foto ku shihej një luan, teksa ledhatonte luaneshën e tij dhe shkruante "Unë kur isha me Arbenitën".

Ndërsa në një nga fotot e fundit ka bërë një deklaratë kontradiktore me fjalët që ka thënë më parë.

"Zënkat janë të përkohshme, dashuria është përgjithmonë", shkruan Fero përmbi foto ku shfaqet përsëri një luan me një luaneshë.

Pendohet për deklaratat/ Fero habit me qëndrimin e fundit: Zënkat