"Na detyruan të takoheshim në parking", Victoria dhe David Beckham rrëfejnë fillimet e romancës së tyre

Dokumentari i çiftit, Victoria dhe David Beckham pritet të dalë se shpejti, ndërkohë që traileri është publikuar ditën e martë.

Një ndër temat e përmendura në trailer ishte një rrëfim i Victorias ku tregon se si dyshja u detyrua të takohej në parkingje për të mbajtur marrëdhënien e tyre larg syrit të publikut në nisje të romancës.

“Menaxheri im vazhdonte të thoshte, "provojeni dhe mbajeni të fshehtë"", tha ish-anëtarja e grupit “Spice Girls” në trailer.

“Kështu që ne do të takoheshim në parkingjet e makinave dhe nuk rezultoi aq keq sa na u duk", shpjegoi ajo.