Pas intervistës së Egli Takos reagon Olsi Bylyku: Balada kam bërë dhe më parë...

Intervista që këngëtarja, Egli Tako zhvilloi pas ndarjes së saj me reperin, Olsi Bylykun bëri një zhurmë në media.

Ndër deklaratat e shumta të Eglit, ajo që surprizoi publikun ishte vendimi për t'u shkëputur nga muzika, por ende nuk është e qartë nëse do të jetë një shkëputje e përhershme apo jo.

“Me thënë të drejtën me muzikën kam vendosur të bëj një shkëputje. Nuk e di ende nëse do të jetë një shkëputje e përhershme apo e përkohshme.

Nuk e di ende as vetë, sepse ndoshta më vonë ndryshoj mendim, por momentalisht dua të shkëputem pasi çdo lloj projekti që unë mund të bëj në këtë moment, do interpretohej si shfrytëzim i momentit dhe se çdo projekt muzikor do keqpërdorej për shkak të situatës që ndodhem dhe do të merrej si një dedikim, gjë që nuk më pëlqen”, u shpreh ajo në intervistë.

Nga ana tjetër, Olsi Bylyku ka ardhur me disa projekte të reja muzikore, të cilat kryesisht merren si një dedikim për ish të dashurën e tij dhe duket se për këtë Olsi ka një përgjigje.

Ditën e djeshme ai ka shpërndarë disa postime në profilin e tij në rrjetin social "Instagram", ku ka sqaruar njëherë e mirë se këngët e publikuara në fakt nuk janë një dedikim për Eglin dhe se ai nuk ka përfituar aspak nga kjo situatë.

Pas intervistës së Egli Takos reagon Olsi Bylyku: Balada kamPas intervistës së Egli Takos reagon Olsi Bylyku: Balada kam

Pas intervistës së Egli Takos reagon Olsi Bylyku: Balada kamPas intervistës së Egli Takos reagon Olsi Bylyku: Balada kam