Puthje e përqafime në rrugë, Halsey në një lidhje me aktorin e serialit "Victorious"

Këngëtarja amerikane, Halsey, ka konfirmuar që është në një lidhje pas një dalje publike në Los Angeles, me aktorin e njohur nga seriali "Victoriou", Avan Jogia.

Ato janë parë të lumtur nën shoqërinë e njëri-tjetrit, teksa ecnin të kapur prej dore duke u puthur dhe përqafuar në rrugë.

Fansat kanë dyshuar se dyshja kanë qenë çift për disa muaj.

Adhuruesit e tyre kanë parë gjithashtu dyshen duke u shoqëruar në disa raste. Dalja e tyre më e hershme ishte në qershor kur ata u fotografuan duke u zhytur në diell në plazh në Barcelonë, Spanjë.

Lidhja e tyre vjen pesë muaj pasi Halsey u nda nga i dashuri i saj prej dy vitesh, Alev Aydin, me të cilin ka një fëmijë.

Puthje e përqafime në rrugë, Halsey në një lidhje mePuthje e përqafime në rrugë, Halsey në një lidhje me