Jori Delli, një "uragan" në krahët e të dashurit

Ish-banorja e spektaklit televiziv "BBV2", Jori Delli, vazhdon të jetojë në vendin ku ajo është rritur, në Itali.

Një ndër arsyet e këtij vendimi është dhe lidhja e saj me reperin italian, Fredde Palma, lajm të cilin e konfirmoi ajo vetë nëpërmjet një postimi të bërë në rrjetin social "Instagram"

Dyshja shfaqet tepër aktive në rrjetet sociale, ku ndajnë me ndjekësit momente nga përditshmëria e tyre.

Mbrëmjen e së mërkurës, Jori ka publikuar foto se si dukeshin në "Javën e Modës" në Milano, ku ajo shfaqet me një fustan në formë xhakete me ngjyrë të zezë me shkëlqim, ndërsa reperi me bluzë të bardhë, xhaketë lëkure dhe pantallona gri.

Jori Delli, një "uragan" në krahët e të dashurit