E PLOTË/ Shkurov: Drejtimi i KS-së nga Rama, jehonë në Ukrainë, Rusia ka bërë tmerre në vendin tonë

Isa Myzyraj - Zoti Ambasador dje ishte seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të cilën e drejtoj Shqipëria, në të mori pjesë për herë të parë personalisht edhe Presidenti Zelenski, si e patë atë seancë dhe angazhimin e Shqipërisë?

Shkurov: Ishte një seancë e rëndësishme, sesioni 78 i Asamblesë së Përngjeshmë e OKB-së. Në lidhje me seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të cilën drejtoj Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kjo seancë ka gjetur një jehone të madhe në Ukrainë.

Dua të përmend momentin, kur pjesa dërrmuese e medias ukrainase tregon fragmentin kur Kryeministri Drejtues i Shqipërisë i shpjegon përfaqësuesit të Federatës Ruse së cili është rregulli i funksionimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Citohet në mase në mediat ukrainase sot, momenti kur përfaqësuesi rus u beri vërejtje Kryetarit se po shkelte procedurën e zhvillimit të mbledhjes dhe Kryeministri kryesues i Shqipërisë iu përgjigje përfaqësuesit rus se nuk jam unë duke zhvilluar operacionin special, dhe nëse ju përfundoni luftën atëherë Presidenti Zelensky nuk do të mbaje fjalimin, kjo gjeti një jehonë e madhe në Ukraine. Gjithashtu, dëshiroj nënvizoj se ka patur edhe një takim i posaçëm midis Kryeministrit Rama dhe Prezentin Zelensky, gjatë të cilit, përveç bashkëbisedimeve, u nënshkrua një deklaratë në mbështetje të integrimit euro-atlantik të Ukrainës

Sigurisht është një dokument shumë i rëndësishëm politik, një dokument i cili dëshmon një mbështetje politike në radhe të parë, një mbështetje që Shqipëria deklaron ndaj Ukrainës. Por është shumë i rëndësishëm sepse parashikon edhe vazhdimin ndihmës ushtarake për Ukrainën, ne sferën teknike, humanitare dhe, natyrisht mbështetjen ne drejtën e saj për tu bere anëtare, kur vendet e Aleancës do te konsiderojnë te përshtatshme, pra kur Ukraina do te plotësojë te gjitha kushtet e nevojshme për anëtarësimin ne NATO.

Shqipëria është bere vendi i 25-te i cili ka nënshkruar një deklarate te tille, dhe është edhe simbolike, pasi ndodhi pikërisht ne periudhën e përvjetorit kur Presidenti ynë, Kryeministri dhe Kryetari i Parlamentit kane drejtuar kërkesën NATO-se ne lidhje me statusin e kandidatit, për anëtarësimin e Ukrainës ne Aleance.

E rëndësishme ne këtë kontekst edhe fakti, se Shqipëria u bashkua Deklaratës se  Përbashkët te G7-es. Kjo Deklarate ishe nënshkruar me 12 korrik, ne kuadrin Samitit te NATOS-se. Ne këtë mënyrë Shqipëria behet vendi I 29-te i cili u bashkua kësaj deklarata. Është gjithashtu, e rëndësishme, sepse kjo është lidhur me mbështetje ne integrimit euroatlantik te Ukrainës, dhe kjo deklarate tregon mbështetjen për dhënien e garancive te sigurisë për Ukrainën përpara se ajo te behet anëtare e NATO-se. Ne këtë mënyrë, kryesimi nga Shqipëria te Këshillit e Sigurimit te OKB-se, ka marre vlerësimin me i larte nga Ukraina, nga populli i Ukrainës, dhe është vërtet diçka shume e diskutuar sot ne Ukraine. 

Isa Myzyraj -  Presidenti Zelenski Foli në OKB për veton ruse, duke artikuluar një reformim të thellë të organizatës, e cila nuk duhet të kufizohet në 5 shtete anëtare të përhershme, që janë fituese të Luftës së Dytë Botërore, a e shikoni një gjë që mund të realizohet kjo?

Shkurov: Çështja e reformimit te OKB-se, është një çështje e ka një histori te caktuar, nuk është një çështje qe doli vetëm dje, por është diskutuar mjaft seriozisht përgjatë viteve te fundit. Dhe është qartazi i dukshëm një disbalancë logjik, kur një shtet-anëtar i përhershëm me drejtën e vetos, ne te njëjtën kohe është edhe shtet agresor i cili nisi një lufte te paprovokuar dhe te shkalles se plot. Por koha po ndryshon shpejt, dhe sigurisht mendoj, se reforma e OKB-se ndryshime do te ndodhen ne te ardhmen e afërt.

Isa Myzyraj - Përsëri Rusia përsëriti se ambiciet e Ukrainës për t'u integruar me Perëndimin - duke përfshirë NATO-n - përbëjnë një kërcënim për sigurinë kombëtare të Rusisë. Pse ka frikë Rusia nga Integrimi i Ukrainës në institucionet ndërkombëtare?

Shkurov: Ndoshta Rusia nuk frikësohet posaçërisht për pjesëmarrjen e Ukrainës në Institucionet ndërkombëtare të tjera, por posaçërisht për Anëtarësimin e Ukrainës në NATO, sepse në këtë mënyrë NATO afrohet në kufijtë e Rusisë. Por duhet të kujtojmë se Ukrainë është një shtet i pavarur, është një shtet Sovran, dhe do të marrë vendimet e veta në mënyrë të pavarur.

Isa Myzyraj -  Zoti. Ambasador, nga informacionet që keni ju, deri ne çfarë shkalle arrijnë krimet e Rusisë në Ukrainë mbi popullsinë civile?

Shkurov: Këtë përgjigje do e përmblidhja shkurt, është tmerr. Ne kemi aktualisht mbi 500 fëmijë të vrarë, ne kemi mbi 12 mijë persona të plagosur nga këto janë mijëra persona të plagosur që janë fëmijë. Janë shkatërruar plotësisht shkolla, spitale, kopshte, dhe po e përsëris është diçka që përmblidhet vetëm me diçka, tmerr! Sot natën ka pasur përsëri sulme me drone në Kiev, sigurisht që dronët u shkatërruan në ajër, por pjesët e tjera të dronit kanë rënë në shtëpitë dhe pallatet e banimit në Kiev.

Dje gjithashtu u sulmua një qytete tjetër, që ndodhet në perëndim të vendit dhe një nga raketet ka rënë në një depo ku ishin mbledhur ndihmat humanitare të Karatasit. Ju e dini tanimë, për një numër të madh të shtetasve të Ukrainës që kanë gjetur strehim në vendet e tjera, dhe këtu ne po flasim për shifra që kalojnë milionat.

Ne njohim sot qytete dhe fshatra që janë shkatërruar plotësisht, ka mbetur vetëm emri I tyre, ato nuk ekzistojnë më, janë shkatërruar të plota. Këtu nuk po flasim më për jetët e njerëzve që nuk ekzistojnë, ka edhe klinika të shëndetit mendor që nuk ekzistojnë më , janë shkatërruar.

Nëse flasim për pasojat, me tmerrin në raport me popullsinë civile nuk mundem as të komentoj sepse është e tmerrshme. Ne po flasim për zhdukje metodologjike të popullsisë civile që nuk ka asnjë faj, dhe nuk e di si do të arsyetohet një veprim i tillë. Dhe ndaj, për mua është një tmerr i vërtetë.

Isa Myzyraj - Përdorimi i Armëve bërthamore është skenari fundor, skenar i frikshëm në fakt, a mendoni se Moska mund të arrijnë deri atje sa të përdorë këto armë?

Shkurov: Po ju tregoj një lloj analogjie, e cila ka ndodhur në dhjetor të vitit 2020, kur aso kohe flitej për mundësinë e një sulmi të Ukrainës nga Rusia, nuk e kam menduar, pra ishte e paperceptueshme, por në fakt  realiteti ka treguar që lufta ka nisur.

Ndoshta personalisht nuk mendoj të nisjes së një lufte bërthamore nga ana e Rusisë,  por të them që kjo nuk do të ndodhë, përsëri nuk mundem. Unë mendoj se të gjithë liderët duhet të jenë të angazhuar për të mos u bërë realitet një gjë e tillë. Por sigurisht, një rrezik i tillë ekziston.

Isa Myzyraj - Si i shihni përpjekjet ndërkombëtare për ti berë presion Rusisë për ta ndalur Luftën, mund të bëhet më shumë?

Shkurov: Mund të themi që një punë e madhe është bërë, dhe është bërë që nga viti 2014 me sanksione, dhe këto sanksione janë forcuar nga viti në vit. Tanimë janë vendosur sanksione në fusha të veçanta, përfshirë energjinë bërthamore ose në fushën e përpunimit të naftës, aktualisht po diskutohet edhe një paketë e re që pritet të ketë sanksione edhe më të mëdha.

Edhe sigurisht një punë me sanksione vijon akoma, dhe qëllimi I këtyre paketave të sanksioneve është që të pamundësohet lufta nga ana e Rusisë, duke dobësuar industrinë ushtarake, dhe në këtë sens duhen hapa të mëtejshëm.

Isa Myzyraj - Si po ecën kundërofensiva?

Shkurov:  Kunderofensiva po vazhdon, ajo është duke vijuar edhe në këto moment, ndoshta jo aq shpejtë sa do të dëshironim por tanimë kemi rezultate konkrete nga kundërofensiva.

Deri tani janë në çliruar mbi 260 kilometra katrorë, dhjetëra fshatra janë çliruar falë kundërofensivës, dhe në mos gaboj me 11 shtator një anije ushtarake është shkatërruar plotësisht, ndërsa pak ditë më vonë një komplet raketor S-400 u shkatërrua plotësisht.  Sigurisht që duhet të kuptojmë faktin se kundërofensiva është gjithmonë më e vështirë sesa pozicioni mbrojtës, dhe pala ruse është mirëorganizuar dhe mirëtrajnuar për mbrojtjen, nga ana tjetër ekzistojnë shumë fusha të minuara që e vështirësojnë kundërofensivën, por ushtarët tonë po bëjnë maksimumin  për të mbrojtur gjithçka që kanë nën zotërim në terren. Dhe kundërofensiva pavarësisht kohës, po vijon dhe ka sigurisht suksesin e vetë.

Sigurisht në radhë të parë kundërofensiva është lidhur me nevojën e mbrojtjes së sovranitetit të UKRAINËS dhe jetës së njerëzve atje.

Isa Myzyraj - Zoti ambasador ju e dini që asnjë luftë nuk ka përfunduar në fushën e betejës, por në tavolinën e bisedimeve. Si e shihni përfundimin e luftës?

Shkurov: Si diplomat në radhë të parë më vjen keq që është e pamundur që të gjendet një zgjidhje në tavolinën e bisedimeve. Por realiteti është siç është dhe sot çdo komunikim diplomatik është zhvendosur në fushën e betejës. Presidenti Zelenksi ka ofruar një formulë paqeje që është prezantuar në vitin 2022, dhe është përsëritur edhe në Nju York, dhe kjo formulë presupozon bashkimin e vendeve rreth mundësisë së paqes. Sigurisht do të dëshirojë hapa më konkretë për mundësinë e paqes, bazuar në formulën e paqes, sepse të gjithë e kuptojmë se çmimi që po paguajmë sot për këtë luftë është shumë i lartë. Shpresoj shumë që bota ka lojtarë me autoritet të mjaftueshëm për ta ndaluar këtë luftë. Populli i Ukrainës, ushtarët tanë janë vendosur për fitoren sepse në fund të fundit, bëhet fjalë për dëshirën tonë për të jetuar në paqe.