Shqipëria në OKB dhe situata Kosovë-Serbi/ Krisafi: Të hiqet e drejta e Vetos, Kurti ka të drejtë

Profesori Ksenofon Krisafi ishte i ftuar në stuion e Ora News ku foli për Asamblenë e Këshillit të Sigurimit në OKB, ku Shqipëria ishte drejtuese e këtij Këshilli. Krisafi theksoi se Shqipëria e drejtoi mbledhjen me dinjitet, dhe të hiqet e drejta e Vetos.

"Shqipëria pjesë e OKB, pas një kalvari të gjatë. Shqiptarët janë edhe njerëzit që kanë aftësi të drejtojnë mbledhje në OKB, dhe ta drejtojnë me dinjitet. Të shtrohet çështja e një reforme për reformimin e Këshillit të Sigurimit.

Të hiqet e drejta e Vetos. Ekziston mundësia që Rusia të dalë para përgjegjësive për luftën në Ukrainë", tha ndër të tjera Krisafi. Profesori Krisafi shtoi se Kosova fiton shumë nga pjesëmarrja e Shqipërisë në OKB.

Përsa i përket situatës së Kosovës, Krisafi theksoi se Kurti ka të drejtë dhe se Lajçak ishte pjesë e delegacionit serb.