Shqipëria në krye të KS të OKB-së, ambasadori ukrainas: Keni vlerësimin tonë me të lartë!
Një ditë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së që e drejtoi Shqipëria, Ambasadori i Ukrainës në vendin tonë Volodymyr Shkurov thotë se Shqipëria ka marrë vlerësimin të lartë nga vendi i tij.
Kryesimi nga Shqipëria të Këshillit e Sigurimit te OKB-se, ka marrë vlerësimin më i lartë nga Ukraina, nga populli i Ukrainës dhe është vërtetë diçka shumë e diskutuar sot në Ukrainë.
Përfaqësuesi i Kievit në vendin tonë thotë se mizoritë ruse në shtetin e tij janë të mëdha dhe tmerruese përgjatë 576 ditëve të luftës.
“Ne kemi aktualisht mbi 500 fëmijë të vrarë, ne kemi mbi 12 mijë persona të plagosur nga këto janë mijëra persona të plagosur që janë fëmijë. Janë shkatërruar plotësisht shkolla, spitale, kopshte, dhe po e përsëris është diçka që përmblidhet vetëm me diçka, tmerr! Ne njohim sot qytete dhe fshatra që janë shkatërruar plotësisht, ka mbetur vetëm emri I tyre, ato nuk ekzistojnë më, janë shkatërruar të plota. Këtu nuk po flasim më për jetët e njerëzve që nuk ekzistojnë, ka edhe klinika të shëndetit mendor që nuk ekzistojnë më , janë shkatërruar.”
Edhe pse e ka të vështirë ta pranojë ambasadori i Ukrainës thotë se lufta bërthamore e nisur nga Rusia, nuk është e përjashtuar.
“Po ju tregoj një lloj analogjie, e cila ka ndodhur në dhjetor të vitit 2020, kur aso kohe flitej për mundësinë e një sulmi të Ukrainës nga Rusia, nuk e kam menduar, pra ishte e paperceptueshme, por në fakt realiteti ka treguar që lufta ka nisur. Ndoshta personalisht nuk mendoj të nisjes së një lufte bërthamore nga ana e Rusisë, por të them që kjo nuk do të ndodhë, përsëri nuk mundem. Unë mendoj se të gjithë liderët duhet të jenë të angazhuar për të mos u bërë realitet një gjë e tillë. Por sigurisht, një rrezik i tillë ekziston.”
Ambasadori Volodymyr Shkurov thotë se shpreson tek angazhimi më i madh i liderave botërore për t’i dhënë fund luftës në mënyrë që populli i tij të jetojë në paqe.
