Zgjedhjet në Kukës ndezin Kuvendin, Berisha - Manjës: Kriminel elektoral, shko vetë te qelia! Ministri: Ju kam mundur në Dibër e Lezhë

Debate mes ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Manja tha në Kuvend se të kandidati socialist Albert Halili do të jetë kryebashkiak.

“Kuksianët ditën e diel keni zgjedhje, kanë dy alternativa ne kemi kandidatin tonë dhe socialistët e Kukësianët e kanë ndarë mendjen do votojë Arben Halilajn. Do mbështesin atë. Jeton aty dhe nuk është emigrant në Kukës. E ndien dhimbjen për Kukësin, si ata atje. Nuk telekomandohet nga Tirana.

Priteni ditën e djelë me qetësi. E dinë Kuksianët kë do zgjedhin. Do e shohim kë do mbështesin banorët. Unë e mora fjalën për të thënë mos ja qani hallin socialistëve dhe banorëve të Kukësit, se keni çuar një konditat që premton se do ndaloj shpopullimi dhe do rikthej emigrantë nga Tirana në Kukës. Arben Halilaj është një qytetar që është me rrënjë dhe me degë nga Kukësi, kurse kandidati juaj është në Tirana. Mos na thoni të hënën na vodhët votën se e keni refren këtë..”, tha Manja.

Ndërkohë, Berisha e akuzoi Manjën si kriminel elektoral.

“Kur ai është një kriminel i mirëfilltë elektoral. Është një kriminel elektoral dhe ngrihet këtu dhe bën propagandë elektorale sikur të ishte Shukriu apo Safeti. Ai ka dosjen e vetë.”, tha Berisha, ndersa ne replike i sugjeroi Manjës që të shkojë vetë tek qelia.

Pjesë nga debati:

Noka: Pa më thuaj Ulsi me 96 dollarë çfarë mund të bësh? Si e përballon jetën e një muaji? 100 dollarë u duhen ilaçe, ti u jep 96 gjithsej. Mendoni vetëm për zgjedhjet e ardhshme, vidhni një palë zgjedhje, bëni para dhe vidhni të tjerat. E nise më Shukriun ti Ulsi, ti ishte ideatori i skemës së vjedhjes. I jepni rrogë sa 100 pensionistë anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, sepse duan ta blejnë atë se u duhet për votime. Ndaj duhet të kesh cipë që të skuqesh e zverdhesh që të mos thuash këto që thua. Të jeni të sigurtë se ngordhja po u vjen politikisht.

Manja: Flamur kam një pyetje, të dielën zgjedhjet janë të lira dhe demokratike sipas kësaj që fole ti këtu? E shtrove pyetjen pse Kukësi duhet të na japë votën ne? Po është e thjeshtë sepse të kanë provuar ty, e ktheve në bajrak privat. Ti pyet pse duhet të na e japin ne? Sepse u ke ardhur në majë të hundës… Kuksianët të shkojnë të qetë të votojnë

Nikolla: O çuna… nuk ka për replikë

Noka: Je edhe për të qesh edhe për të qarë. O Ulsi rrugën  Kombit kush e bëri dhe kush e taksoi? Rrugën e Dibrës, kush e bëri? Dil më thuaj një investim që ke bërë? Vende pune? Po u ke krijuar në Angli…. hajdut!

Nikolla: Ndërpritet fjala, po flisni jashtë procedure, uluni në vend

Noka: Hajdutttt

Berisha - Manjës: Shko dhe zgjidh qelinë, nuk do amnistohesh kurrë për krimet e tua elektorale.

Edhe njëherë dua t’i them kriminelit elektoral Manja që sot është në krye të burgjeve: shko dhe zgjidh qelinë. Të garantoj se nuk do të amnistohesh kurrë për krimet e tua të shëmtuara elektorale.

Prandaj shko më mirë tani, zgjidhe vetë. Drejtësia vonon, po nuk harron dhe ti do të shkosh aty ku e meriton.
Kaq kam, përgjigja ime kjo është! Tani bëji një shkresë SPAK-ut që të arrestojnë Sali Berishën. Mos harro!