Balla jep lajmin nga foltorja: Europoli sapo ka goditur një grup të madh kriminal me aktivitet në Spanjë e Shqipëri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Shtator 2023, 12:32
Nga foltorja e Kuvendit ministri i Brendshëm Taulant Balla njoftoi për një sukses të Policisë së Shtetit, e cila siç tha ai, sapo ka goditur një grupi të madh kriminal që ushtronte veprimtarinë e tij në Spanjë.
“Dua të ndaj me ju informacionin e Europolit, që sapo është goditur një grup i madh kriminal që e ushtronte aktivitetin e vet sa në Spanjë, sa në Shqipëri, ku njëri që bërtet dhe që ka pasur nderin e madh të jetë ministër i Brendshëm, duhet ta përshëndesë atë kur policia bën punën e vet”, theksoi ministri Balla.
