Basha takon disa të rinj në Durrës: Sfidë, ndalimi i zbrasjes së vendit

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka qenë ditën e sotme në qytetin e Durrësit. Ai zhvilloi takime me qytetarë të ndryshëm, me të rinjtë dhe me përfaqësues biznesesh për të folur për problematika të ndryshme.

Në një postim në rrjetet sociale Basha ka ndarë momente nga takimi me të rinjtë.

Prioritet për të mbetet ndalesa e shpopullimit të vendit dhe dhënia e mundësisë të rinjve për të realizuar ambiciet e tyre.

Basha shprehet se Partia Demokratike do të jetë gjithnjë e hapur për të rinjtë dhe aspiratat e tyre.

"Të rinjtë durrsakë kërkojnë t’u jepen mundësi për të realizuar ambiciet dhe ëndrrat e tyre për të ardhmen, mundësi për arsim cilësor, punësim dhe një jetë më të mirë.

Një shoqëri e drejtë është e vetmja mënyrë për të përballur problemet e mëdha, për të ndalur zbrazjen e vendit. Angazhimi, përfshirja dhe motivimi i të rinjve në jetën publike, është shpresa që shohin në horizont shumica e shqiptarëve.

Partia Demokratike është dhe do të mbetur e hapur për ta, si mjet në duart e tyre, për të bërë ndryshimin që presin të gjithë", shprehet Basha permes rrjeteve sociale.