Flutura Açka braktis mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, nuk u pranua nga Kuvendi si kryetare e grupit të PD
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shtator 2023, 15:14
Flutura Açka mësohet se ka braktisur mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.
Açka është larguar pasi nuk u pranua nga Kuvendi si kryetare e grupit parlamentar të PD.
Ajo ishte e ftuar në këtë mbledhje si kryetare e komisionit të arsimit, por nuk ka pranuar të marrë pjesë në këtë pozicion, por si kryetarja e grupit parlamentar të PD.
