Balliu: Josifi për këtë qeveri është shumë i dashur, e dinte dy ditë para se do vinte policia

Klevis Balliu - Ish deputet PD i ftuar në emisonin "Ora e Betit" në Ora News foli për rastet e zhvatjes me call centera. Balliu tha se Josifi për këtë qeveri është shumë i dashur.

"Situata është e rëndë për shkak të lidhjes së qeverisë me krimin. Amant Josifi është djali i Pranvera Strakoshës që u shpall në kërkim bashkë me të ëmën e Olta Xhaçkës për birësim të paligjshme në vitin 1994. Ka edhe lidhje me diktaturën, pasi gjyshja e Josifit ka qenë nën kryetarja e gjykatës së lartë në kohën e Enver Hoxhës.

Amant Josifi përmes Olta Xhaçkës krijoi kompanitë call center. Këtu krimi është kriter për të ecur përpara. Ikën Josifi vjen, Josifi tjetër. Josifi për këtë qeveri është shumë i dashur. Josifi e dinte dy ditë para se do vinte policia. Josifi ishte këshilltar", tha ndër të tjera Balliu.