Shqipëria në krye të KS, Koçi: Roli ndaj Rusisë nuk ndryshon, nisma e ndihmave humanitare në Ukrainë do marrë një dimension të ri
Deputeti i partisë Socialiste, Petro Koçi ishte i ftuar në studion e Ora News ku foli për rolin e Shqipërisë në krye të Këshillit të Sigurimit. Koçi theksoi se nisma e ndihmave humanitare në Ukrainë do marrë një dimension të ri dhe se roli ndaj Rusisë nuk do ndryshojë.
"Formati, niveli më i lartë i politikës ndërkombëtare nga ana institucionale. Edhe nga taktika diplomatike kanë qenë në nivelin e duhur. Nga pozicioni gjeo strategjik në pikëpamje me Rusinë dhe Iranin asgjë nuk ndryshon. Roli i Shqipërisë ndaj Rusisë nuk ndryshon. Rusia të tërhiqet nga territori i Ukrainës.
Kemi aplikuar në regjistrin e dëmeve që Rusia ka shkaktuar në Ukrainë. Aty ke të bësh me një rol institucional. Ne kemi qëllim të prerë ndaj atyre që ka bërë Rusia. Nisma e ndihmave humanitare në Ukrainë do marrë një dimension të ri", tha ndër të tjera Koçi.
