Bastet/ Dhurata Çupi: Nëse kemi dështime pas dështimi, çfarë garancie kemi që ky ligj s'do dështojë

Dhurata Çupi ka qenë e ftuar në një lidhje live me moderatoren, Katerina Hysenllari, ku ka folur për bastet online që pritet të hapen në vijim.

Ajo shprehet se për këtë ligj të ardhshëm ka shumë pa siguri se nuk do të dështoje.

Dhurata Çupi: Natyrisht që kemi qenë kundër, u bë një diskutim i gjatë sa i përket problematikave. Ka 5 vite që ky ligj është në fuqi a duhet të mbajë dikush përgjegjësi për dështimin e këtij ligji. Kanë qenë rreth 4200 biznese në vitin 2018, ndërsa në vitin 2022 ka pasur qindra raste denoncimesh për të mbyllur faqe bastesh online.

Sot ne kemi të hapura disa kazino, sa kanë qenë të ardhurat e këtyre bizneseve që janë të ligjshme? Nëse kemi dështime pas dështimi, çfarë garancie kemi që ky ligj që pritet të miratohet do të jetë i suksesshëm.