Zelensky takon Ramën: Mirënjohës Shqipërisë për mbështetjen për Ukrainën
Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelensky është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Në postimin e bërë në rrjetet sociale, Zelensky ka falenderuar Shqipërinë për mbështetjen e Ukrainës, si dhe ka njoftuar nënshkrimin e një deklarate të përbashkët për mbështetjen për integrimin e Ukrainës në NATO.
Postimi i Zelenskyt:
U takova me Edi Ramën për të falënderuar Shqipërinë për mbështetjen e Ukrainës, duke përfshirë edhe brenda Këshillit të Sigurimit.
I jam veçanërisht mirënjohës Shqipërisë për anëtarësimin në Deklaratën e G7 për garancitë e sigurisë për Ukrainën.
Ne nënshkruam gjithashtu një deklaratë të përbashkët për mbështetjen për integrimin e Ukrainës në NATO.
I met with @EdiRamaal to thank Albania for supporting Ukraine, including within the UNSC.
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) September 20, 2023
I am especially grateful to Albania for joining the G7 Declaration on security guarantees for Ukraine.
We also signed a joint declaration on support for Ukraine’s NATO integration. pic.twitter.com/LhFiMOXsKm
