Berisha: Denoncoi skandalin e TIMS, krimi shtetëror vë në shënjestër ekspertin e IT-së, Gent Progni
Si një krim shtetëror e ka cilësuar Sali Berisha vënien në shënjestër të Gent Prognit, ekspertin që ka denoncuar me të madhe rrëmbimin e data bazës së TIMS-it nga Ervin Muço.
Ai ka shpërndarë postimin e Prognit, ku ky i fundit thotë se i kanë vendosur gjurmues në makinën familjare.
“Ju ftoj të lexoni mesazhin dhe të shihni videon e denoncimit të Gent Prognit.
Po! Familja ime është ne rrezik!
Ne makinen e vetme ne emer te familjes time (bashkeshortes), ne makinen qe leviz cuni im eshte gjetur nje airtag i vendosur per te pakten 1 jave te cilin e zbulova dje! I vendosur poshte targes se makines ka gjurmuar prej nje jave te gjitha levizjet! Gjithcka lidhet vetem me iniciativen time per ti cjerrur masken AKSHIT , dyshoj vetem te personat qe une i kam denoncuar! Kam bere denoncimin sipas ligjit dhe po pres organet te bejne detyren, falenderoj per reagimin e shpejt dhe pres te kete rezultate! Kushdo qe ka guxuar te afrohet kaq shume nuk me tremb aspak! As nuk do me largoje dot nga Shqiperia e as nuk do me mbylle gojen! Pushka top e mua me ka nga pas!!! Shihemi shpejt burracak!!!”
