“Fluturojnë” qiratë e banesave në Tiranë, në periferi shkojnë 350-400 euro, në qendër mbi 750 euro
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shtator 2023, 15:28
Shpallja e maturantëve që kanë fituar degë në universitete dhe afrimi i vitit të ri akademik po shoqërohet me kërkesë të shtuar për banesa me qira në tiranë.
Sot një shtëpi në zonat periferike si Astiri dhe Fresku e gjen me 350-400 euro, ndërsa me afrimin drejt qendrës vlera shkon mbi 750 euro.
Edhe agjentët mobilierë pranojnë fenomenin që krijohet me rikthimin e të rinjve në kryeqytet.
Kjo shoqëruar edhe me faktin se një pjesë e mirë e atyre që mbarojnë fakultetin qëndrojnë në Tiranë
Isli Gezheli shprehet se edhe kërkesa e të huajve për të studiuar në shqipëri ka sjellë një kërkesë të shtuar.
Për të përballuar koston mjaft të rinj zgjedhon të qëndrojnë në grupe duke ndarë dhe pagesën.
