Celibashi për votimin elektronik në Kukës: Ishte koha e papërshtatshme
I pyetur nga gazetarja e Ora News, Mola Luku, se përse nuk do të bëhet votim elektronik në Kukës ai u shpreh se nuk ishte koha e përshtatshme dhe se koha që kishin në dispozicion nuk ishte e mjaftueshme.
Luku: Në zgjedhjet e 14-majit në tre bashki të vendit është zhvilluar votim elektronik, përse nuk mund të përdoren këto pajisje edhe në Kukës pasi do të jetë vetëm një bashki?
Celibashi: E para koha nuk ishte e koha e përshtatshme për ta përgatitur procesin, nga pikëpamja e arsyetimit, mendoj që kemi eksperimentuar mjaftueshëm deri tani në një lloj mënyrë në lidhje me votimin elektronik.
Dhe në këtë moment zgjerimi s’do kishte shumë sens, pasi tej faktit që s’kishim kohë, dhe s’do siguronte ndonjë avantazh.
Duke mos qenë shumë i sigurt se sa vullnet ka nga partitë dhe sa janë mundësitë financiare, s’do ishte logjike ta shtrinim në një njësi ku më pas s’do të zhvillohej në zgjedhjet e tjera.