Haxhimali: Censusi i popullsisë ka avantazhe të shumta, është mirë për të gjithë Shqiptarët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Shtator 2023, 18:48
Agron Haxhimali Ekspert i pushtetit vendor i ftuar në Ora News në emisionin “Epiqendër” të moderatores Sonila Musai foli për censusin e popullsisë.
Haxhimali tha se kjo nisëm ka avantazh shërbimin jashtëzakonisht të madh publik dhe është mirë për të gjithë shqiptarët.
Sipas tij Censusi do të na tregojë shpërndarjen e burimeve ekonomike, njerëzore në nivel bashkiak apo kombëtar dhe pasi të jenë këto politika lokale rajonale e kombëtare është e aftë për të adresuar prioritetet e zhvillimit.
