"Tempulli"/ Nis seanca për 15 të arrestuarit në Korçë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shtator 2023, 11:17
Ka nisur në Korçë seanca për vlerësimin e masave të sigurisë në Gjykatën e Shkallës së Parë Korçë për 15 shtetasit e tjerë të arrestuar në flagrancë dhe të ndaluar në kuadër të megaoperacionit Tempulli. Seanca u vendos për të filluar në orën 11:00, ndërsa para togave të zeza do të dalin :
Renato Musollari
Mario Kodra
Grisild Tabaku
Bernard Qelemeni
Leonard Dervishllari
Dhimiter Buli
Endrit Afesllari
Naum Cobani
Erion Bardho
Andrea Barmashi
Marko Ziko
Klavio Prishtina
Dorian Beçka
Arjan Zengo
Denis Potgorija
Prokuroria sipas burimeve do të kërkojë masën e sigurisë "arrest në burg", ndërsa do të jetë gjykata ajo që do të japë verdiktin e fundit, pasi mund të ketë edhe masa sigurie "arrest në shtëpi" apo "detyrim paraqitje".