U largua nga moderimi pasi mori mandatin e deputetes, Ori dhe Isli do të rikthehen bashkë në ekran?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shtator 2023, 08:03
Ori dhe Isli “u ndanë” pasi moderuan për disa sezone programin “Wake up” për t’u marrë me projekte të reja personale, por ja që rruga e tyre duket se është bashkuar sërish.
Dy prej kolegëve më të njohur të ekranit kanë postuar së fundmi një foto, me të cilën kanë ngritur shumë dyshime.
Ishte Isli, i cili postoi një foto me Orin në Instagramin e tij dhe pas saj shkruan: “Projekte të mrekullueshme”.
Çfarë po planifikojnë? Ori është tërhequr nga bota e ekranit, pasi pranoi të jetë pjesë e Kuvendit Popullor.
Ndërsa Isli u bë pjesë e disa projekteve televizive, siç ishte edhe “Dancing With the Stars” sezonin e kaluar në Top Channel.


