Dasëm në nëntor? Ronaldo Sharka ngre dyshime për lidhjen e Zhaklina Lekatarit

Ish-opinionistja e "BBV2", Zhaklina Lekatari, pak kohë më parë zbuloi se ishte në një lidhje dashurie, pasi u fotografua me një mashkull misterioz.

Ajo është treguar tepër e kujdesshme, duke mos e zbuluar identitetin e tij dhe detaje të tjera rreth lidhjes së tyre.

Mirëpo fansat janë shumë kurioz për jetën e saj sentimentale, kuriozitet për të cilin ata kanë gjetur rastin që të pyesin moderatorin e njohur, Ronaldo Sharka.

“Ka zëra se është martuar Zhaklina, di gjë ti si mik i saj?”, ishte një ndër pyetjet që fansat i drejtuan ish-banorit të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, gjatë bisedës së zhvilluar në rrjetin social “Instagram”.

“Zhaku do të martohet në nëntor të këtij viti”, tha Ronaldo, duke mos dhënë asnjë detaj tjetër.

Dasëm në nëntor? Ronaldo Sharka ngre dyshime për lidhjen e