VIDEO/ Shakira bën streching para publikut në skenën e "VMA"

Këngëtarja botërore, Shakira,  ishte kryefjala e mbrëmjes në VMA, pasi realizoi një performancë ikonike që nga këngët e kënduara e deri tek koreografia e kërcimit.

Një video e saj është bërë virale në rrjetet sociale, pasi nuk e kemi parë asnjëherë këngëtaren në këtë formë.

Ajo shfaqet teksa bënte stretching për shtrirjen e muskujve pak para nisjes së performancës.