VIDEO/ Asist dhe gol, sulmuesi i Kombëtares dhuron spektakël tek kampionët e Belgjikës

Vetëm 4 minuta në fushë i mjaftuan Arbnor Mujës, për t’u shndërruar në protagonist te kampionët e Antverp, në duelin ndaj Vesterlo. Sulmuesi anësor i Kombëtares shqiptare, u aktivizua në minutën e 64, në përballjen e vlefshme për javën e 7-të të kampionatit belg, teksa në minutën e 68-të, dhuroi një asist fantastik për Batailen, i cili dyfishoi shifrat.  

Ky ishte asisti i parë për këtë sezon në 6 ndeshjet e zhvilluara në kampionat me fanellën e Antverpes.

Muja nuk u mjaftua vetëm me asistin teksa në minutën e 84, arriti të tundte rrjetën, pas topit të dhënë nga Vermiren, duke çuar shifrat në 0-3. Ky ishte goli i dytë për talentin shqiptar.

Sezonin e shkuar në 27 sfida, Muja shënoi 3 gola si dhe regjistroi 3 asiste, duke ndihmuar Anverpen të shpallej kampion.