“Nesër dua të shoh Milanin”, Pioli përpara derbit: Interi luajti i barabartë me Cityn, por ne…
Milani do të kërkojë fitoren e parë në derbi këtë vit dhe po ashtu të parën në derbi të këtij sezoni. Trajneri Stefano Pioli foli se si është situata e kuqezinjve përpara sfidës me Interin ditën e nesërme.
Për çfarë po mendojnë lojtarët?
Ne po mendojmë vetëm për derbin e nesërm. Jemi në fillim të kampionatit. E kemi nisur mjaft mirë, njësoj si Interi dhe do të kërkojmë që të vazhdojmë kështu.
Nivelet e emocioneve që ka skuadra?
Nuk jam kurioz për këtë gjë. Isha kuriozë vetëm përpara ndeshjes me Bolonjën, tani jo. Jam i bindur se si ne duam të luajmë në një sfidë dhe se si do e përgatisim atë.
Është Giroud një Ibra i ri?
Në rregull, kësaj pyetje do i përgjigjem gjithnjë njësoj: Ka vetëm një Zllatan. Është skuadra ajo që është rritur në një mënyrë të caktuar dhe është e qartë që ka disa lojtarë të rëndësishëm në skuadër. Zhiru është njëri prej tyre. Gjithashtu ka të tjerë që janë rritur.
Është ngushtuar diferenca që keni me Interin?
Nuk më intereson për derbit e tjerë, jam i interesuar vetëm për të nesërmin. Ndryshe do të flisnim për Scudetton që ne fituam dhe Interi jo. E vetmja gjë që ka rëndësi është zgjidhja në disa vende që do të kemi në lojën tonë.
Gjendja e Kjaer?
Ai është mirë. ai është një lojtar i madh dhe është gati të luaj.
Në ndeshjet me kombëtaret, lojtarët e Interit shënuan shumë…
Ne shpresojmë që golat i kemi ruajtur për nesër. Gjithmonë duhet të tregojmë kujdes. Interi luajti i barabartë me Mançester Cityn, por ne duhet të bëjmë më mirë se ata.
A është një Milan komplet ndryshe?
Mendojmë se çdo ndeshje është një mundësi për të demonstruar veten. Unë dua që lojtarët e mi të mendojnë se mund ta fitojnë ndeshjen. Fusha dhe sezoni do të na tregojë nëse ne jemi më të fortë. Nesër treni ndalon në një stacion, më pas do të ketë e shumë stacione të tjera. Nesër do t’ia lëmë fushës të flasë.
Cila është pika më e fortë e Milanit dhe Interit?
Do jua them nesër pas ndeshjes. Për të fituar duhet të luash një ndeshje të mirë.
Çfarë doni të shihni nesër?
Milanin. Dua të shoh se çfarë ne kemi përgatitur dhe jam i sigurt që ne do ta bëjmë. Nuk kemi frikë nga asgjë.
I keni rregulluar problemet që keni pasur ne derbit e kaluar të këtij viti?
Nuk i kam parë derbit e kaluar, por vetëm tre ndeshjet tona të para dhe ato të Interit. Ne duhet të përpiqemi që të bëjmë mirë.
A është ndokush që mund ta lëndojë Interin?
Ne kemi blerë lojtarë që do të përpiqen të lëndojnë Interin dhe të gjitha skuadrat e tjera.
Pse është Leao jashtë 30 lojtarëve të përzgjedhur për “Topin e Artë”?
Nuk kam menduar shumë për të dhe nuk kemi folur për këtë. Ai është dominues dhe deçiziv.
A ndryshon mënyra se si ju mbroheni me Kjaer?
Jo, pse duhet të ndryshojë?!
Kardinale është shprehur se ai kërkon një Milan më fizik…
Ne jemi shumë të lumtur me interesin që Kardinale ka për ne. Kualitetet e një lideri janë ato që ndihmojnë që një skuadër të rritet. Kam folur personalisht me të në ndeshjet që kemi pasur me Çelsin. Çfarë kemi treguar në këto tre ndeshje ka qenë pozitive.
A është Kaldara pjesë e grupit?
Ai ka një problem me kyçin. Ai nuk është i gatshëm dhe mendoj se nuk do të jetë i gatshëm për disa kohë.
Çfarë kërkoni nga Milani?
Unë dua që Milani të luajë si Milani, të luajë me pasion dhe zemër. Nesër starton sezoni i vërtet dhe ne duam të jemi protagonistë.

