Barazim dramatik/ Bayern Munich ndalet nga Leverkusen, "aspirinat" marrin kryesimin e kampionatit
Bayern Munich është ndalur në një barazim 2-2 në "Allianz Arena" nga Bayer Leverkusen. Sfida ishte mjaft dramatike, me skuadrën e Leverkusenit që barazoi vetëm në minutat e fundit me një penallti.
Bayern Munich kaloi i pari në avantazh me sulmuesin Harry Kane që në minutën e 7-të. Por në minutën e 24-të Grimaldo barazoi shifrat dhe me këtë rezultat ekipet shkuan në dhomat e zhveshjeve. Në fraksionin e dytë të lojës, 4 minuta nga fundi në minutën e 86-të Goretzka shënoi për Bayernin atë që mund të mendohej goli i fitores.
Por nuk mendoi kështu Palacios që në limite në minutën e 94 realizoi saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Pas këtij barazimi, Leverkuseni merr kryesimin e kampionatit edhe pse me pikë të barabarta me Bayernin, por "aspirinat" kanë golavarazh më të mirë se bavarezët.
