Nuk shkëlqeu kurrë si i ati, djali i legjendës Schumacher gati të tërhiqet nga Formula 1
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shtator 2023, 17:10
Mick Schumacher, djali i legjendës Michael Schumacher, duket se është shumë pranë tërheqjes nga Formula 1 për një aventurë të re në një tjetër sport.
Siç raporton “Motorsport Aktuell”, 24-vjeçari po vuan shumë duke qenë pilot rezervë e Mercedes dhe McLaren, pasi ende nuk ka kryer asnjë garë këtë sezon.
Duket se për këtë arsye, ai është gati për një aventurë të re dhe mund të bashkohet me “Alpine Group” për të marrë pjesë në garën 24-orëshe të Le Mans në Francë.
Zv. presidenti i “Alpine Motorsport”, Bruno Famin është shprehur se kontaktet me Schumacher kanë nisur tashmë. Mick kaloi dy vite në Formula 1 me skuadrën e Haas, por u largua në 2022 duke u zëvendësuar nga një tjetër gjerman, Niko Hulkenberg.
